Report TV - Saimir Tahiri: Basti ynë mbetet 25 Qershori

2017-07-10 0

Në një takim të zhvilluar me banorë të Njësisë 2, kryetari i PS-së në Tiranë premtoi se PS-ja në një mandat të dytë qeverisës e vetme do të zgjidhë gjithë problematikën me pronat, hipotekat e legalizimet.

Në fjalën e tij Tahiri deklaroi se vota merr vlerë vetëm nëse shkon për partinë socialiste.

?Nëqoftëse ka një parti dhe një qeveri që mund të mbyllë në katër vitet e ardhshme çdo histori me pronat, me titujt e pronësisë, me certifikatat e pronësisë, me hipotekat, me legalizimet është vetëm qeveria e Partisë Socialiste.E nëqoftëse kjo familja që kërkon legalizimin që s?e ka marrë prej shumë vitesh është mësuar të votojë historikisht Partinë Demokratike shpjegojani që vota për PD-në nuk të vlen më për asgjë.