Ora News – Demiraj-Edi Ramës: Policët që bëjnë fushatë dënohen me burg

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas deklaratave të kryeministrit Rama që policët të angazhohen në fushatë pas punës, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj.
Ai tha se ligji për policinë e shtetit i ndalon punonjësit e policisë së shtetit që të mbështesin fushatën.
Dritan Demiraj: Punonjësit e Policisë së Shtetit kanë marrë të gjithë trajnimin e nevojshëm ligjor për të kuptuar detyrimet dhe kufizimet që ata kanë në një process zgjedhor.
Ligji për Policinë e Shtetit Nr.108, 2014, Kreu i 11-të, detyrimet dhe kufizimet kryesore të punonjësit të Policisë, Neni 90-të i tij, përcakton qartësisht kufizimet në jetën politike të punonjësit të policisë të cilit i ndalohet:
a) të jetë anëtar i një partie ose organizate politike
b) të mbështesë fushatën e një partie, organizate politike, të një anëtari partie politike apo të një kandidati të pavarur duke marrë pjesë ose kontribuar fizikisht ose financiarisht.
Kodi Zgjedhor dhe udhëzimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numër 7, viti 2009 i ndryshuar, Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 473, datë 01.06.2017, përcaktojnë qartësisht këto kufizime ligjore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministri-demiraj-i-pergjigjet-rames-policet-nuk-mund-te-bejne-fushate/