Ora News – Ruçi: Meta mos ngatërrojë detyrën, u zgjodh President i Shqipërisë, jo i LSI

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përplasja e radhës mes PS dhe LSI erdhi për deklaratën e Presidentit të zgjedhur Ilir Meta se nuk do të dekretojë kryeministrin nëse zgjedhjet janë të vjedhura.
Nënkryetari i LSI, Luan Rama tha se nëse ekziston ky skenar do të ketë një reagim më të madh sesa ai i Presidentit Meta.
Luan Rama: Nëse ka ndonjë skenar për të nxjerrë kryeministër me zgjedhje të vjedhura apo manipuluara, ky është një problem tjetër ndaj të cilit jam i bindur që nuk do të reagojë vetëm Meta si President, por do të reagojnë të parët të gjithë qytetarët shqiptarë.
Nga Fieri, sekretari i përgjithshëm i PS, Gramoz Ruçi iu përgjigj Luan Ramës duke i thanë se nuk është detyra e Presidentit të vlerësojë zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ruci-meta-mos-ngaterroje-detyren-u-zgjidh-president-i-shqiperise-jo-i-lsi/