Bashkimin e kandidatit demokrat të Beratit, Lefter Maliqi me fushatën e Partisë Socialiste, Lulzim Basha nuk e komentoi në takimin që zhvilloi në këtë qytet. Por ai u bëri thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të mos u bashkohen pazareve, duke i garantuar se as ai vetë nuk do ta tradhëtojë kauzën e nisur në çadrën e lirisë.
Nga Vlora, ku u takua me sipërmarrës e operatorë turistikë, Lulzim Basha ripërsëriti akuzat në adresë të Kryeministrit Rama, duke e cilësuar si i vetmi përgjegjës për keqeverisjen. Basha tha se pas frikës së Kryeministrit për një përballje me të fshihet bilanci negativ i katër viteve qeverisje.
Kryeministrin e akuzoi se edhe si deputet i Vlorës vjen me premtime të pambajtura, përpara votueve që katër vite më parë i dhanë mandatin për të qeverisur vendin.
Vlonjatëve u premtoi se në planin e tij ekonomik ka vend për investime në turizën e infrastrukturë. Basha premtoi gjithashtu se pas ardhjes në pushtet do të anullojë moratoriumin e gjuetisë.
Tv Klan