Rama: Pastrojmë administratën dhe gjykatat - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Lapardhaja e Beratit se Partia Socialiste ka treguar gjatë mandatit të parë se është e vetmja forcë politike qe di të bëjë shtet. Kreu i qeverisë vuri theksin tek reforma në drejtësi dhe domosdoshmëria e pastrimit te administratës nga punonjës të korruptuar.Takimin elektoral, e hapi Lefter Maliqi, i cili deri para pak javësh ishte pjesë e PD-së dhe ish-kandidat për deputet i saj. Ai garantoi se socialistët do fitojnë 5 mandate në Berat, ndërkohë që kërkoi populli të mos gënjehet nga premtimet boshe.Rikthimin në PS e Maliqit, kryeministri Rama e vlerësoi si akt që nuk lidhet me interesa partiake, por me vetëdijen politike. Kreu i qeverisë tha se shumë është bërë gjatë këtij mandati, por ende shumë mbetet për t?u bërë.