Konstitucionalisti Sokol Hazizaj e konsideron deklaratën e kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi për shkarkimin e Metës nga Presidenca si një qëndrim në frymën e fushatës elektorale por të pamundur për tu realizuar.
Gjatë një interviste për Report Tv, Hazizaj thotë se Ilir Meta ende nuk e ka marrë detyrën e Presidentit, por edhe nëse do ta kishte marrë Kushtetuta ka parashikime të qarta kur mund të shkarkohet një President. Ky nuk është rasti thotë ai.