Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përkundër mungesa, nga nesër Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të fillojë zbatimin e skemës së trajnimit, e cila i është vënë në dispozicion të gjitha KZAZ-ve, partive politike që propozojnë anëtarët e KQV-ve dhe misionit të vëzhgimit të OSBE/ODIHR-it.
KQZ ndryshe nga vitet e tjera, ka parashikuar që trajnimi do të zhvillohet në oraret e pasdites, 16.00-18.30, me qëllim për të shmangur pengesat për të marrë pjesë në trajnim.
Trajnimet do të zhvillohen në ambjentet e shkollave, gjë e cila u arrit në sajë të bashkëpunimit të suksesshëm me Ministrinë e Arsimit.
Zëdhënësja e KQZ tha se ka një reflektim të partive pas apelit të një dite më parë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/neser-nis-trajnimi-i-komisionereve-kqz-apel-partive-te-bejne-propozimet/