http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Universitetet publike synojnë te sfidojnë privatet për t?u marre studentet me te mire. Krahas pranimeve per maturante te këtij viti, shkollat e larta publike po përcaktojnë edhe kuota transferimesh. Thënë ndryshe, studentet qe nje vit me pare, për shkak te sistemit te ri, humben degën e preferuar dhe u regjistruan ne universitete private, sivjet u jepet mundësia te rikthehen.Zv/dekani i Fakultetit te Ekonomisë Ervin Demo, tregon se do te hapen kuota te veçanta për te tërhequr nga privatet, studentet me te mire. Me ekuivalentimin e lendeve ata kalojnë ne vitin pasardhës, ndërsa tarifa do te jene ajo qe aplikohet ne universitetet publike.Me skemën e përmirësuar te pranimeve, ku u reduktuan raundet dhe do te aplikohet çregjistrimi nga një dege fituese për nje preference me te mire, universitetet kane pritshmerite e tyre. Fakulteti i Ekonomisë synon qe këtë vit, nota mesatare e te rinjve te mos jete poshtë 8.5.Per vitin e ri akademik, fakulteti me i madh i Tiranës, Ekonomiku, do te pranoje 1200 te rinj, ndërsa tarifa e shkollimit, nuk do te ndryshoje, 35 mije leke ne vit.