http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
10 ditë nga zgjedhjet parlamentare, kryetari i KQZ-së Klement Zguri, thotë se institucioni që drejton ka arritur të përballet me sifida të mëdha në përgatitjen e procesit zgjedhor. Por çka ende mbetet shqetësuese, është qasja që partitë politike kanë lidhur me përfaqësuesit e tyre në komisionet e niveleve të dyta e të treta.Pavarësisht vështirësive, ka mbetur pak ditë nga shpërndarja e bazës materiale, në të gjitha qarqet. Kryekomisioneri Zguri pohon se pas kontakteve që ka pasur me subjektet politike, është rënë dakord që të respektojnë përcaktimet në kod per reklamat. Zguri thekson se gjatë gjithë kësaj periudhe nuk ka pasur asnjë vendim nga ana e Kolegjit Zgjedhor, që të ketë rrëzuar një vendim të KQZ-së.