TIRANE-Jemi 10 ditë larg zgjedhjeve, por KQZ vë alarmin.
?Partitë politike po vështirësojnë punën e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në administrimin e proçesit të 25 qershorit?.
Shqetësimi ka ardhur nga kreu i KQZ, Klement Zguri i cili në një intervistë për Report Tv u kërkon subjekteve të respektojnë ligjin dhe të sjellin propozimet e tyre për këtë proces.
Kreu i KQZ shpreson që mosreflektimi i partive të detyrojë KQZ të bëjë emërime nga Shoqëria Civile.
Zguri u bën apel partive politike të zbatojnë ligjin e të sjellin komisionierët e niveleve të dyta e të treta.
Kjo situate thotë Zguri gjatë një interviste për Report Tv është krejtësisht e papranueshme dhe se po vështirëson procesin e administrimit të zgjedhjeve nga KQZ.