Pas deklaratës së djeshme të Gramoz Ruçit që nëse Meta shkel Kushtetutën do të jetë presidenti i parë që do të provojë shkarkimin, vjen reagimi nga radhët e LSI.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama në një deklaratë për shtyp përforcoi qëndrimin e Metës ku tha se zgjedhjet me vota të vjedhura nuk do të dekretohen.
Rama theksoi se standardi zgjedhor do të përcaktohet nga OSBE-ODHIR ndërsa shtoi se kushdo që del jashtë këtyre standardeve do të mbajë përgjegjësi.
"Po e ritheksoj atë që tha Meta në cilësinë e presidentit të zgjedhur të Shqipërisë. Në mënyrë legjitime, nga një Kuvend legjitim: Ai tha: nuk do të dekretoj asnjë kryeministër apo ministër që del nga zgjedhje të vjedhura.
Nuk e kuptoj ca problemi ka zoti Ruçi me këtë përcaktim, që në fakt është në mbrojtje të standardit të zgjedhjeve.