Opinion - Blushi perballe te gjitheve! (15 qershor 2017)

2017-07-10 3

Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Të ftuar: Ben Blushi, Anila Basha, Lorenc Vangjeli, Blendi Salaj, Artan Hoxha
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi i ftuar në emisionin ?Opinion? ka deklaruar se partia e tij është e vetmja opozitë e fortë për vendin, pasi PS-LSI-PD janë në një qeverisje të përbashkët. Rama dhe Basha sipas tij kanë bërë një pakt të pa shpallur dhe ata janë bashkë, pavarësisht se partitë e tjera i lanë pa koalicionin. Blushi është shprehur i bindur se Rama dhe Basha do të qeverisin bashkë pas zgjedhjeve. Me tej Blushi tha se partia e tij do të jetë ne opozitë pas zgjedhjeve.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi është shprehur se arsyeja kryesore që ka detyruar Edi Ramën të realizojë marrëveshjen me Lulzim Bashën, ka ardhur nga nevoja për të krijuar imunitet nga reforma në drejtësi. Këtë deklaratë, Blushi e bëri sonte në studion e emisionit ?Opinion?, ndërsa shtoi se këto dy forca politike që drejtojnë këta dy njerëz kanë qeverisur këto 12 vitet e fundit; çadra dhe rilindja. Sipas tij, kush mund të sulmohet nga reforma në drejtësi, ata që kanë drejtuar apo ata që kanë kritikuar një qeverisje të tillë?

Kreu i LIBRA, Ben Blushi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?Opinion? ka sqaruar se si ka rënë në kurthin e Lul Berishës, ndërsa po takonte qytetarët e Durrësit, por ky i fundit nuk ka vonuar t?i dërgojë një mesazh live në studio. Lul Berisha i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisionit, Blendi Fevziut, ku i shkruante: ?Unë jam takuar edhe herë tjetër me Blushin, kur ai ka qenë ministër.? Blushi ka mohuar këtë prentendim të Berishës duke theksuar se nuk e njeh atë dhe nëse do e kishte takuar më parë përballjen para disa ditësh në Durrës do e kishte shmangur. Përgjatë debatit me gazetarët në studio, Blushi tregoi faktet dhe provat që vërtetojnë që ai ka rënë në kurthin e Rilindjes. ?Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund t?a njihja unë?, është shprehur Blushi. Ai tregoi se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS sipas Blushit ka tentuar ta shpërndaj edhe më tej foton nëpër media.

Fotoja e Ben Blushit me Lul Berishën gjatë një takimi elektoral në Durrës, ka ngjallur debat mes kreut të LIBRA-s dhe gazetares Anila Basha e cila ishte pjesë e panelit në emisionin ?Opinion?.
Teksa gazetarja këmbëngulte që Blushi duhet të njihte kriminelët dhe nuk e pranonte faktin që ata kanë dalë në foto sebashku, Blushi është shprehur se ky ishte një kurth që sipas tij u bë nga zyra e shtypit të qeverisë. Madje në debat e sipër Blushi e ka etiketuar gazetaren si ?botuese të Rilindjes?.

Debati
Anila Basha: Tani këto janë muhabete banale.
Ben Blushi: Shiko ça thotë kjo botuesja e Rilindjes. Thotë e ke fajin ti që nuk e njeh kriminelin, e thotë nuk e ka fajin ai që e ka nxjerrë nga burgu.
Anila Basha: Unë nuk jam botuesja Rilindjes.

Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi sonte në emisionin ?Opinion? në TV Klan ka shpjeguar programin e tij politik si alternativa më e mirë për shqipta...