Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
27 vjet nga vrasja në kufi, familjarë e drejtues të pushtetit vendor vendosën kurora me lule pranë lapidarit që përkujton të riun 17 vjeçar, Pëllumb Pëllumbi. Kreu i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë akuzoi deputetët e Shkodrës në vite se nuk kanë bërë asgjë për gjetjen e eshtrave të 4500 të pushkatuarve nga regjimi komunist.
Ishte vetëm 17 vjeç kur Pëllumb Pëllumbi do të vritej në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar për një jetë më të mirë.
Regjimi komunist nuk ia kurseu jetën të riut shkodran, mëngjesin e 16 qershorit 1990.
Sot pas 27 vitesh, në lapidarin e ngritur në nderim të martirit të demokracisë, familjarë e drejtues vendorë vendosën kurora me lule.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perkujtohet-martiri-antikomunist-familjaret-27-vite-pa-nje-varr-ku-ta-qajne/