Report TV - Mirditë, asgjësohen 843 bimë kanabis,2 arrestohen,2 në kërkim

2017-07-10 0

MIRDITË-Policia asgjëson 843 bimë kanabis në Mirditë, arrestohen 2 persona, 2 shpallen në kërkim si dhe procedohet penalisht kryetari i fshatit Kushnen.

Finalizimi pas një muaji hetimesh është finalizuar operacioni antikanabis "AGIMI" ku janë arrestuar Gentjan Cupi, 21 vjeç dhe Fatmir Vila, 32 vjeç, të dt banues në Kaçinar, Mirditë.

Si dhe u shpallën në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve F.M dhe A.D., për të cilët për arsye hetimi, policia nuk jep të dhëna të tjera.

Gjithashtu në vijim të hetimeve dhe veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë Kryetari i fshatit Kushnen shtetasi B.D. 47 vjeç, banues në Kushnen, për veprën penale "Moskallëzim krimi", parashikuar nga Neni 305 i Kodit Penal.

Free Traffic Exchange