Greqia merr këstin e radhës nga eurogrupi - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
8,5 miliardë euro është vlera e këstit të radhës, që Greqia siguroi pas një marrëveshjeje të arritur nga ministrat e Financave të Eurozonës për të paguar borxhet dhe shmangur falimentimin. Në samitin e Luksemburgut ministrat dhe shefja e FMN, Lagarde, megjithatë paralajmëruan se Athina duhet të presë për lehtësimin e borxhit .Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem deklaroi në një konferecnë pas takimit se ky është një hap i madh përpara, që do t?i lejojë Greqisë të qëndrojë me këmbët e veta gjatë këtij viti.Sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, Greqia do të përfitojë në total 86 miliard euro. Hollësitë për lehtësimin e borxhit do të jepen në mbyllje të programit të ndihmës vitin e ardhshëm, por kusht është zbatimi i reformave drastike si shkurtimi i pensioneve dhe rritja e taksave.Këto masa kanë shtuar zemërimin e qytetarëve. Që nga viti 2010 ekonomia greke ka hyrë dhe ka dalë vazhdimisht nga recesioni. Papunësia në vend është në nivelin 25 përqind.