Arrestohen “prostitutat online” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një rrjet vajzash që ushtronin prostitucion online është goditur nga Policia e Tiranës. Ne pranga ranë 6 te reja te moshave 18 e 30 vjeç si dhe tutorja e tyre tek ?Komuna e Parisit?, ku ndodhej dhe apartamenti ne te cilin ushtrohej aktiviteti i paligjshëm.Operacioni ?Chat Online 2? përfundoi me arrestimin e tyre dhe ndjekjen në gjendje të lirë të 3 të tjerave. Mësohet se tutorja prej një periudhe kohore të gjatë, me anë të mashtrimit punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, aktivitet i cili kryhej në apartamentin e saj.Gjate kontrolleve policia gjeti 7 njësi kompjuterash te pajisur me kamera qe sherbenin per komunikimet mes vajzave dhe klienteve. Burime prane uniformave blu thane se vajzat ishin joshur nga një njoftim në gazetë ku ofrohej një page 800 deri ne 1200 euro dhe kriter ishte mosha 18 deri ne 30 vjeç. Kjo bënte që shumë vajza të interesoheshin për punën e shumëpaguar.Me pas ato takoheshin me tutoren 34-vjeçare, e cila i tregonte se çfarë duhet të bënin. Pasi fillonin punë në chat online, vajzat flisnin me klientë nga jashtë Shqipërisë, të cilët kërkonin shërbime nga të rejat. Për këto shërbime, klientët online paguanin 20-30 euro ora, ku lekët ndaheshin mes tutores dhe vajzave. Kur ndonjëra prej te rejave kërkonte të largohej, atëherë tutorja i kërcënonte se do t?i publikonte videon.