Report TV - “Weekends” zbulon 710 kg kanabis në furgon, kapet një vlonjat

2017-07-10 0

Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar "Weekends" duke goditur një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në Dukat.

Policia ka bllokuar dhe sekuestruar një furgon me 710 kg kanabis, ndërsa është arrestuar në flagrancë 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Më datë 16.06.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kufitare dhe Migracionit Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë natës kanë sinjalizuar një automjet i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar të këtyre forcave policore, filloi ndjekja dhe bllokimi mjetit tip "Furgon" me targë EL 2494 C, në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e shtetasit Selman Hamitaj, në fshatin Dukat, Vlorë.

Free Traffic Exchange