Report TV - Listat e partive, emrat e fshehtë të kandidatëve për deputetë

2017-07-10 1

Kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim rezulton se kanë ndryshuar gjeneralitetet në të shkuarën, kryesisht për arsye estetike, por edhe misterioze.

Referuar formularëve të dekriminalizimit, të administruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, një pjesë e kandidatëve, madje pjesë e listës fituese të partive kryesore, kanë ndryshuar emrat dhe mbiemrat në të shkuarën.

Dhjetë kandidatë të Partisë Demokratike kanë pasur emra ose mbiemra të ndryshëm para se të përfshiheshin në listën e Republikës së Re. Andrea Mano, pjesë e listës fituese në Qarkun e Korçës, rezulton se emrin e parë e ka pasur Aldo. Edhe kandidati i PD në Lezhë, Anton Frrokaj, ka ndryshuar gjeneralitetet. Ai quhej Anton Biba. Po ashtu, edhe krerët e PDK dhe PR, Nard Ndoka dhe Fatmir Mediu, pjesë e listës së PD, kanë ndryshuar gjeneralitetet.

Free Traffic Exchange