Kjo deklarate e fortë e so" />
Kjo deklarate e fortë e so"/>

Report TV - Ruçi:S'dekreton qeverinë?Meta i pari President që shkarkohet

2017-07-10 2

FIER-"PS të bëri President, PS të shkarkon nga President".

Kjo deklarate e fortë e sotme Gramoz Ruçit nga Fieri i adresohet Ilir Metës, duke thelluar edhe më shumë konfliktin mes PS e LSI.

Fjalët e fundit të Ilir Metës se ka në dorë të mos dekretojë qeverinë që do dalë pas 25 Qershorit, nuk janë përtypur aspak nga sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi.

Ruci, tha se në rast se, Ilir Meta, shkel Kushtetutën do të jetë presidenti i parë që do të shkarkohet.

Mandej ai shtoi se në asnjë rrethanë Partia Socialiste nuk do të bëjë aleancë me Levizjen Socialiste për Integrim pas 25 qershorit.