Ora News – Gjirokastër, Rama: Ata që ju tregojnë platforma shohin vetëm tepsinë e pushtetit

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Duke u kërkuar votën në Qarkun e Gjirokastrës, kryeministri Edi Rama tha se e vetmja mundësi për të rrëzuar sistemin 27 vjeçar është që Partia Socialiste të marrë aq mandate sa të mos bëjë koalicion me partitë e tjera.
Sipas Ramës, ajo që nuk duket në televizion është turpi i Shqipërisë, ndërsa shtoi se ka parti që vijnë me premtime dhe me programe që sipas tij, janë thjesht broçkulla dhe se interesi i tyre është tepsia e pushtetit.
Rama: Marrëveshja që ne bëmë tregoi për gjithë demokratët, për të gjithë ata që thonë kemi bindje të djathta, tregon për Partinë Socialiste se Shqipëria është mbi të majtën dhe të djathtën. Çdo shqiptar që e pyet se si janë ndjerë në zyrat e shtetit, nuk ka shqiptar që të mos jetë ndjerë një herë keq. Janë ndjerë të grabitur, janë ndjerë të poshtëruar me dinjitetin e tyre, janë ndjerë të pështirë. Ajo që unë u them është shumë e thjeshtë; investoni me votën tuaj hakmarrjen për gjithë padrejtësitë e këtyre viteve, na autorizoni dhe na jepni mandatin ta përfaqësojmë revoltën tuaj dhe të mos u lëmë kusur gjykatësve të korruptuar, drejtorëve të korruptuar, partive të korruptuara, të gjitha atyre që rriten dhe fryhen me gjakun e ëndrrave dhe shpresave tuaja, gjithë atyre që ju tregojnë plane, platforma, ju tregojnë broçkulla dhe pastaj ju kthejnë kurrizin dhe shohin vetëm pjesën e tyre në tepsinë e pushtetit. Ne nuk jemi në një betejë me të tjerët. Kjo nuk është betejë e PS-së me Partitë e tjera, kjo është një betejë që nesër shteti ynë të jetë dinjitoz për të gjithë fëmijët tanë. Nuk ka fitues zgjedhjesh që mund ta shembi këtë sistem nëse populli e lë në mëshirën e numrave në Parlament për të bërë koalicione që ju shikoni që duket në tv, por ajo që nuk duket është turpi i këtij vendi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-sdo-me-zere-gjumi-deri-me-25-qershor/