Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nga një miting elektoral në sheshin ?Nënë Tereza? në Tiranë, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili tha se plani i partisë së tij është i bazuar në katër shtylla që kthehen në 4 autostrada zhvillimi për vendin. Sipas tij, ky plan është kundër tepsisë dhe kundër Republikës së re.
Vasili: Ne kemi një plan, planin për Shqipërinë, plani që i ul taksat e shqiptarëve, plan që të mos punojnë më dhe të derdhin gjakun për oligarkinë gjakpirëse dhe për tepsinë e pangopur të të panginjurve. Sot është dita tua japim këtë përgjigje. Ky është plani për Rininë, ky është plani për një Shqipëri ndryshe.
Ky është plani që ndërton shtetin, jo shtetin që fut në burg, jo shtetin që merr gjakun e pagave tuaja që ua kthen oligarkëve të panginjur në gjak dhe dhjamë. Sot është dita e madhe që me planin tonë të shporrim planin e tepsisë dhe timonit për të ngritur Republikën e të rinjve dhe jo Republikën e re.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vasili-me-planin-tone-te-shporrim-planin-e-timonit-dhe-republikes-se-re/