Report TV - Veliaj:Do të urbanizojmë të gjitha lagjet te zona e Bregut të Lumit

2017-07-10 1

Krahas investimeve në qendër, ndërhyrjet e Bashkisë së Tiranës në periferi të kryeqytetit kanë transformuar shumë prej zonave të cilat nuk kishin njohur asnjë investim për vite me radhë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga kandidatët e PS për deputetë Blerina Gjylameti, Ogerta Manastirliu, Ervin Bushati dhe Rakip Suli inspektuan ndërtimin e 18 rrugëve lidhëse në zonën e Alliasit, si dhe punimet që po kryhen për rehabilitimin e Bregut të Lumit, investim i cili prek Njësitë Administrative 4, 8, 9 dhe 11.

Kryebashkiaku Veliaj tha se falë investimeve të Bashkisë së Tiranës është përmirësuar infrastruktura, e cila ka rritur edhe vlerën e pronës në këto zona.

Ai siguroi se projektet e bashkisë do të shtrihen në të gjitha njësitë e kryeqytetit për ndërtimin e rrugëve, çerdheve dhe shkollave të reja.