Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mes një kori pakënaqësie brenda Partisë Demokratike të opozitës në Shqipëri, në Bruksel dhe Uashington janë ngritur shqetësime mbi përpjekjet për të bllokuar reformën në drejtësi. E nis kështu artikullin e tij analitik mbi vendin tonë në EU Reporter gazetari i njohur dhe me 40 vite eksperincë Martinn Banks. Reforma, e cila synon pastrimin e gjykatave nga gjyqtarët e korruptuar e të paaftë, kërkesë kyçe për hapjen e negociatave me BE, u bllokua nga një bojkot 3 mujor i opozitës i drejtuar nga lideri i PD Lulzim Basha.
Kjo u zgjidh pasi Kryeministri i PS pranoi të shtyje zgjedhjet parlamentare me 1 javë dhe i dha mundësinë PD të emërojë një numër ministrash ?teknike? gjate periudhës zgjedhore.
Megjithatë, Bunks shkruan se fraksione kanë kundërshtuar reformën në Gjykatës Kushtetuese duke nxitur shqetësimin e ndërkombëtarëve.
?E shumë nevojshmja reformë në drejtësi, është sërish nën sulm,? tha dje një zëdhënës i Shërbimeve të Veprimit të Jashtëm të BE. ?U bëjmë thirrje të gjitha partive të përfundojnë krijimin e institucioneve te vetingut. Sulmi ndaj reformës , në vend të zbatimit të vetingut me monitorimin e ngushtë të ONM, dëmton të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë .?
Ambasada amerikane në Tiranë, publikoi një deklaratë të ngjashme. ?Populli shqiptar duhet të jetë i shqetësuar për këto përpjekje për të dobësuar reformen, me qellim mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve, përfshirë dhe ata që kanë lidhje me krimin e organizuar?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/washingtoni-dhe-brukseli-te-shqetesuar-per-bllokimin-e-reformes-ne-drejtesi/