Ora News – Rama në Tepelenë: Deri tani 50 mijë të punësuar nga rilindja urbane

2017-07-10 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Luftinja e Tepelenës, kryeministri Edi Rama u tha qytetarëve se me programin e rilindjes urbane janë hapur rreth 50 mijë vende të reja pune. Ky projekt sipas kryeministrit ka përmirësuar cilësinë e jetesës së banorëve
Rama: Me programin e rilindjes urbane ne kemi punësuar 49326 po i them fiks se janë punonjës të regjistruar që kanë marrë pagat kanë paguar edhe kontributet. Po këto i kanë bërë shqiptarët, jo egjiptianët.
Rama tha se për nxitjen e punësimit duhet të ketë një rritje ekonomike mbi 5%, dhe këtë rritje mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste.
Rama: Vetëm ne mund të shkojmë mbi 5% sepse e kemi shumë të qartë si shkohet mbi 5%. Shkohet duke bërë shtet dhe jo duke bërë premtime pa kuptim, shkohet duke bërë investimet e duhura, shkohet duke nxitur investimet prodhuese, duke nxitur ato pika kyce të ekonomisë, por na duhet që të ndërtojmë edhe një administratë shtetërore seriozë dhe jo administratë që e ndajnë partitë secila më vete për punët e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-tepelene-deri-tani-50-mije-te-puensuar-nga-rilindja-urbane/

Free Traffic Exchange