Zbulohet SMS e Ramës për 140 kandidatët: Mos u influenconi nga britmat e LSI

2017-07-09 0

Edi Rama u kërkon kandidatëve të Partisë Socialiste që të mos ndikohen nga sulmet e LSI.

Televizioni Klan ka siguruar një mesazh që kryesocialisti i ka dërguar të 140 kandidatëve për deputetë, ku u kërkohet të mos influencohen nga britmat e kërcënimet, siç i vlerëson ai deklaratat e bëra nga forca politike me të cilën bashkëqeverisi për 4 vjet.

Sipas Ramën, çdo minutë që ata mund të harxhojnë duke u marrë me LSI është një minutë e humbur për të folur me njerëzit planin që ka PS për bërë shtet, drejtësi përmes zbatimit të Vetting -ut dhe administratë serioze me nxjerrjen jashtë të partive nga zyrat e shërbimeve për publikun, rritje ekonomike mbi 5% dhe uljen e papunësisë nga dyshifrore në njëshifrore në katër vitet e ardhshme.

Në mesazhin e tij, Rama shkruan se sfida e socialistëve është të fitojnë zemrat e mendjet e njerëzve, për atë që kjo parti do të bëjë për vendin dhe jo të fitojnë luftën e gjelave që po bën LSI-ja, për hallet që i kanë rënë në kokë.

Të njëjtin reagim, por pa përmendur emra, kryesocialisti postoi një ditë më parë në Facebook: ?Shqipëria s'ka nevojë për britma e kërcënime po për shtet, punë, mirëqenie. Ndaj mos flasim me vete e për vete, po me njerëzit e për njerëzit?.

Free Traffic Exchange