Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kisha Katolike emëron Dom Gjergj Metën në krye të Katedrales së Rrëshenit. Dom Gjergj Meta, prifti i përkushtuar ndaj kishës do t?i shërbejë komuniteti katolik të Mirëditës. Së fundmi, Dom Gjergji mbajti detyrën e zv.ipeshkvi i dioqezës Tiranës Durrës. Përveç dedikimit të tij ndaj besimit, Dom Gjergj Meta spikat në opinion publik për mendimet e tij ndaj fenomeve të ndjeshme sociale.
Dom Gjergj Meta emërohet ipeshkv i katedrales së Rrëshenit, në rrethin e Mirëditës. Dom Gjergji do t?i shërbejë komunitetit katolikë në këtë rreth duke lënë detyrën e tij si zv/ipeshkëv i dieoqezës Tiranë Durrës, detyrë të cilën e mori pasi Imzot George Frendo u emërua në krye të Kishës Katolike.
Ora News kontaktoi me Dom Gjergj Metën, i cili u shpreh se emri i tij në këtë mision të ri bëhet për të mirë të kishës ndaj dhe u shprehet i gatshëm për t?i shërbyer besimtarëve në këtë rreth.
Më herët, Dom Gjergj Meta ka shërbyer në Kishën e Kamzës, dhe për disa vite në Durrës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dom-gjergj-meta-emerohet-ne-krye-te-katedrales-se-rreshenit/