Duka, Blushi, Gjinushi e Mediu, takime me qytetarët - News, Lajme - Vizion Plus

2017-07-09 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Agron Duka e quan qeverisjen katervjeçare te Rames dhe Metes një gënjeshtër. Kreu i PAA-se dhe kandidati per deputet ne listat e Partisë Demokratike, u takua me banoret e disa fshatrave te Durrësit.?Unë shoh vetëm këtë, që ka një përplasje të jashtëzakonshme të atyre të dyve që kanë qënë në qeverisje, LSI dhe PS. Arrije në ofendime të paimagjinueshme. Kjo tregon se ata e kanë pasur me falsitet marrëdhënien dhe marrëveshjen mes tyre. Unë sapo të marrë detyrën nesër, nëse ne do të fitojmë, shpresojmë se do të fitojmë, natyrisht që do të kem brenda grupit tim të punës njerëz që do të dalin në zonën time që unë kam angazhim për të marrë shënim, pak a shumë unë di problemet sepse po e shkel me këmbë vete, por gjithsesi me marrë në shënim gjithë problematikat që nga ai takimi që zhvilluan në Xhafzotaj të ardhurit që kishin problem me aromën e peshkut dhe me ujin e pijshëm, që nga problemet që këtu e deri në problemet e Ishmit, dhe do të mundohem që të gjithë ato probleme ti ndjek dhe ti zgjidh. Sepse kjo do të jetë detyra ime.?Edhe kryetari i Libra-s u ndal këtë te enjte ne qytetin e Durrësit. Ben Blushi u beri thirrje qytetareve te mos votojnë Partine Demokratike sepse, sipas tij, është vote qe do te shkoje tek Edi Rama.Ndërsa kryetari i Partisë Socail Demokrate, Skender Gjinushi, ne takimin qe zhvilloi me banoret e Vorës, akuzoi Partine Demokratike se ka penguar reformën ne drejtësi.Kryerepublikani Fatmir Mediu zhvilloi një takimi ne kryeqytet kërkoi votat per Partine Demokratike. Ai tha se qeverisja Rama-Meta ishte një dështim, pasi i varfëroi shqiptaret. Mediu theksoi se prioritet i ?Republikës së Re? do te jete forcimi i ekonomisë individuale, nëpërmjet uljes së taksave.Në përfundim të takimit, kreu i Partisë Republikane deklaroi se garimi nën logon e PD, nuk është asgjë më shumë se konsensusi në aksionin opozitar të së djathtës për të maksimalizuar votat dhe ndëshkuar ?Republikën e vjetër?.