http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne tremujorin e pare te këtij viti, kriminaliteti rezulton te jete ulur krahasuar me te njëjtën periudhe te vitit te kaluar. Sipas Institutit të Statistikave janë kryer në total 7.495 vepra penale, rreth 3,5 % me pak. Por megjithëse ka nje rënie te totalit te krimeve, raporti evidenton rritjen e grabitjeve e vjedhjeve me dhunë. Nga ana tjetër, vërehet se janë rritur krimet e renda për shkak te nje serie vrasjesh, te cilat kane mbetur ende pa autor.INSTAT shkruan në raport se krimet në sferën ekonomike kanë pësuar një ulje të përgjithshme, por vjedhja me dhunë ka pësuar rritje. Përgjatë 2016 u regjistruan 33 vjedhje me dhunë, ndërsa përgjatë tremujorit të parë të këtij viti 49 raste.Sipas Instituti të Statistikave një tjetër krim qe po fiton terren është dhe kanosja për dhënien e pasurisë. Jo të pakta kanë qenë rastet e ndjekura nga gjykata kryesisht për kërcënime nëpërmjet telefonit rrjeteve sociale, por edhe rasti i fundit i të riut nga Tropoja që kërcënonte një mësuese se do i nxirrte fotot intime.