Ora News - Elbasan - Fëmijët në situatë rruge, Bashkia identifikon 48 raste

2017-07-09 4

Subscribe në Ora News këtu
Bashkia e Elbasanit ka identifikuar 48 raste fëmijësh në situatë rruge, me të cilët është punuar për riintegrimin e tyre në shkollë. Mirëpo, sipas përgjegjëses së zyrës së mbrojtjes së fëmijëve në bashki, Nadire Kreka, prindërit në pesë prej këtyre rasteve i kanë kthyer sërish fëmijët për të lypur në rrugë, që ka sjellë edhe denoncimin nga ana e bashkisë në polici.
Nadire Kreka, Sektori i Mbrojtjes së Fëmijëve, Bashkia Elbasan: ?Ka pasur edhe raste kur fëmijët pas mbështetjes që i është bërë familjes, rikthehen në rrugë të detyruar nga prindërit. Normalisht këto janë raste që në i klasifikojmë të përsëritura dhe masat normalisht që kanë qenë më të ashpra. Ne kemi arritur edhe në denoncime, në kallëzime për kryerjen e veprës penale të shfrytëzimit të fëmijëve .?
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/femijet-ne-situate-rruge-bashkia-identifikon-48-raste/