Meta: Nuk do lejojmë të preket as edhe një votë

2017-07-09 0

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta i ktheu përgjigje deklaratës së Partisë Socialiste se paralajmërimet për të mos dekretuar qeverinë janë 'alla Gruevski'.

"Dhe për të gjithë ata që nxituan të thonë se Ilir Meta kërcënoi si Ivanov, unë nuk jam as Ivanov, as Edi Rama as Lulushi, as Berisha për mua nuk ka gjë më të rëndësishme sesa fëmijët e të gjithë shqiparëve".

Në një takim me mbështetësit e LSI në Fushë-Krujë, Meta tha se nuk do të lejojë prekjen e votës më 25 Qershor.

"Jo një mandat të preket, por as edhe një votë, pasi do ju jap fjalën e shqiptarit, fjalën e malësorit, fjalën e skraparlliut, s'do ketë më vrimë për Edi Ramën, s'do ketë vrimë për shefat e policisë së antidrogës. Askush nuk do vërë dorë mbi shqiptarët. Ka ardhur ora që ta fillojmë Vetting -un në 25 Qershor me kreun e Rilindjen".

Meta nuk kurseu ironinë edhe për kreun e Grupit Parlamentar të PS, Gramoz Ruçi.

"T?i thërrasë mendjes para se të jetë shumë vonë; nuk vë dot dorë ai mbi votën e të rinjve dhe të rejave të Shqipërisë. As ai dhe as ai tjetri që në ?96 u largua për Greqi me fustan grashë. Në këtë vend, edhe nëse bie kryetari i opozitës, edhe nëse bie policia dhe prokuroria, nuk bie rinia e Shqipërisë?.

Ish-kreu i LSI-së tha se dhunimi i një të riu në Zharrëz është skenar i Ramës dhe falangave të tij.

Tv Klan