Dibranëve, Kryesocialisti Edi Rama u premton sërish ndërtimin e Rrugës së Arbërit, por kësaj here duke dhënë një afat konkret.
Kthimin i administratës nga një porte për partitë e pushtetit në një derë për t'u shërbyer qytetarëve, Rama e nënvizion edhe në mitingun elektoral në Dibër.
Në një takim për Reformën në Shëndetësi, Rama iu ktheu përgjigje atyre që sulmojnë koncensionet në partneritet me kompanitë private dhe po ashtu edhe kundërshtarëve që premtojnë ulje të taksave në këtë fushatë.
Gjatë paradites, Kryesocialisti u shfaq përpara banorëve të Njësisë Nr 5 në krah të Kryebashkiakut Veliaj dhe 2 deputetëve socialistë Majko dhe Tahiri, ku përmes batutave ironizoi akuzat e opozitës për përfshirjen e tij dhe ish - Ministrit të Brendshëm në trafikun e drogës, ndërsa kërkoi dhe votat e demokratëve pas marrëveshjes me Lulzim Bashës.
Në këtë qark, Kryesocialisti ka zhvilluar dhe një takim elektoral edhe në Bulqizë.
Tv Klan