http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i Koalicionit të luftës që u rendit i pari në zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë, shprehet i sigurte se qeverinë do ta formojë ky koalicion. Në kushtet kur asnjë forcë nuk ka shumicën per te qeverisur e vetme, ai thotë së një bashkëpunim me partinë LDK, pjesë e një tjetër koalicioni parazgjedhor, është i mundur.?Unë kam pasur një traditë bashkëpunimi më LDK-në nga Qeverisja në të kaluarën në kohën e koalicionit me presidentin Rugova. Jam i hapur për të biseduar me ta. Pra, është e mundshme.?Jashtë bisedimeve nuk do të mbetet as Lëvizja Vetëvendosje, e cila një ditë më parë ftoi për bashkëpunim koalicionin e kryesuar nga LDK dhe të pakënaqurit e koalicionit PDK-AAK-Nisma."Me siguri do të komunikoj edhe me ta që të shohim si është perspektiva e punëve në të ardhmen. Mirëpo, ju thash që jemi në nivel punë që votuesit kanë vendosur kush është fitues i zgjedhjeve. E kemi numrin e caktuar të deputetëve, i kemi komunitetet që në bazë të Kushtetutës e kanë rolin e vet kushtetues edhe në Qeveri edhe në Parlament, do të diskutojmë edhe në organizimin e politikës shqiptare, por s'dua ta precizoj si do të rrjedhë.?Haradinaj thekson se nuk do të ketë improvizime që bllokojnë Kosovën dhe se do te konsultohet edhe me parti politike shqiptare. Në intervistën për Radion Europa e Lirë, ai siguron se qeveria do të formohet brenda një jave nga koha kur KQZ do të certifikojë rezultatin e zgjedhjeve. Deklarata vjen ndërsa brenda koalicionit fitues janë shfaqur sinjale përçarjeje, ku përfaqësues te AAK dhe Nismës nuk kanë përjashtuar shkëputje nga PDK nëse nuk plotësohen disa kushte të tyre. Analistët parashikojnë se mund të ketë edhe prishje të koalicioneve parazgjedhore.