Ndërsa na ndajnë pak ditë nga zhvillimi i zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë në një dalje për mediat u ndal tek ndarja e punës me qëllim vëzhgimin e procesit zgjedhor.
Gjatë ditës së zgjedhjeve Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë do të angazhojë rreth 1600 vëzhgues të pavarur të cilët do të vëzhgojnë procesin e votimit në 541 qendra votimi të përzgjedhura në mënyrë rastësore në të gjithë vendin duke angazhuar dy vëzhgues në çdo qendër votimi.