http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beteja e partive politike për vota nuk kursen as provimet e maturës shtetërore. Këtë vit ky proces është dëmtuar rende per te favorizuar maturantet qe janë votues per here te pare. Ministria e Arsimit pranon se ne dy provimet e para te maturës ka pasur parregullsi deri dhe dalje te tezes.Ndërkohë, nje dite me pare Ministria e Arsimit Mirela Karabina ka pezulluar nga detyra sekretarin e përgjithshëm Plarent Ndreca, ndaj te cilit ka një kallëzim penal me akuzën e goditjes, për shkak te detyrës.Mësohet se ditën e provimit te maturës ish-sekretari i ministrisë, ka tentuar te hyje ne një nga shkollat e mesme te Fushe-Krujës. Këshilltari i ministres se arsimit Ndriçim Mehmeti, deklaron se po shqyrtohen te gjitha rastet e shkeljeve dhe abuzimeve gjate provimeve.Te enjten e 15 qershorit, zhvillohet nje nga provimet me te rëndësishme te maturës, ai i Matematikes. Drejtues te ministrisë i bëjnë apel politikes te qëndrojë larg arsimit dhe mos cenojë procesin.Aktualisht, ne Ministrinë e Arsimit drejtojnë përfaqësues nga te paktën tre parti politike, PD, PS dhe LSI. Mbetet per t?u pare se çdo te ndodhe ne testimet e radhës, ndërkohe qe ne 23 qershor, dy dite para zgjedhjeve, mbahen provimet me te rëndësishme qe përcaktojnë edhe orientimin e maturanteve per ne Universitete. Nota e provimeve te maturës, ne disa dege ka peshe te konsiderueshme ne mesataren e pergjithshme te gjimnazit.