Ora News – Loja e “Balenës Blu”, flet 14-vjeçarja: Më kërkua të prisja damarët

2017-07-09 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

A.C. vajza që u konsiderua viktima e parë e lojës vrastare ?Balena Blu? në Shqipëri, rrëfen historinë e saj për Ora News nga momentet e para të fillimit t kësaj loje deri në momentin kur iu kërkua të presë damarët.
Sapo ka mbaruar klasën e shtatë në shkollën ?Koto Hoxhi?, ajo thotë se ishte shoqja e vet që i sugjeroi dy javë më parë të luante Balenën Blu; lojë që siç rrëfen vetë ajo e bëri agresive e të mbyllur në vetvete. Dhe vjen në nivelin e 33 të lojës kur gjeti forcën për tu treguar shoqeve te saj.
Vajza: Niveli 33 kërkon që të presësh damarët. Këtë nuk e bëra sepse kjo është të presësh damarët deri në fund. Mund të vdesësh para ditës së 50.
Ajo nuk konsumonte asgjë prej dy javësh ashtu si e kërkonte loja, por tashmë e di se ka shpëtuar mirë falë vëmendjes së shokëve të klasës.
Vajza: Gjeta forcën që ju thashë shoqeve të mia dhe ato më kanë ndihmuar shumë duke ju thënë personave të tjerë.
Vajza ndihet shumë keq kur rrëfen sesi historia e saj u keqpërdor nga një pjesë e medias që e raportoi familjen e saj me të probleme të shëndetit mendor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/loja-e-balenes-blu-flet-14-vjecarja-me-kerkua-te-prisja-damaret/

Free Traffic Exchange