Report TV - Shorti në KQZ, LSI e PDIU me anëtarë në grupet e numërimit

2017-07-09 0

LSI dhe PDIU do kenë anëtarë në grupet e numërimit të votave, në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.

Shorti i hedhur nga KQZ sot, përcaktoi ndarjen e anëtarit të tretë mes këtyre dy forcave politike.

Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, në tavolinat me numër çift anëtarësh do t'i përkasë LSI-së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek.