Gjykata e Lartë ka dënuar gjyqtaren Majlinda Andrea me 4 vite burg dhe 5 vjet heqje të drejte për ushtrim funksioni.
Akuza ndaj gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.
Dënimi konvertohet në shërbim prove
Pavarësisht dënimit me 4 burg nga Gjykata e Lartë, Majlinda Andrea nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli, pasi dënimi i konvertohet në shërbim prove prej tre vitesh.