Report TV - Veliaj: Po s’patëm një mandat të fortë,t’i harrojmë punët në Tiranë

2017-07-09 0

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputetin e PS, Pandeli Majko dhe kryetarin e PS për Tiranën, Saimir Tahiri, zhvilluan një bashkëbisedim me banorë të Njësisë 5, në zonën e njohur si ?Pallati me Shigjeta?, në të cilën bashkia ka investuar për rehabilitimin e disa blloqeve të banimit.

Kryeministri Rama vlerësoi ndryshimet që ka pësuar e gjithë kjo zonë, ndërsa siguroi se falë fuqisë së votës, investimet do të shumëfishohen në vijim. I pyetur nga Rama për projektet e Bashkisë së Tiranës nëpër lagje, Veliaj deklaroi se çdo vit Bashkia e Tiranës ndërhyn në rehabilitimin e 50 blloqeve midis pallateve.