Report TV - Dënimi për Andrean, Sollaku: Gjykata e njëanshme, i drejtohemi kushtetueses

2017-07-09 1

Gjykata e Lartë ka dënuar gjyqtaren Majlinda Andrea me 4 vite burg dhe 5 vjet heqje të drejte për ushtrim funksioni.

Akuza ndaj gjyqtares ishte ajo e korrupsionit pasiv për marrjen e një ryshfeti 50 euro, për një vendim pronësie në zonën e Butrintit.
Theodhori Sollaku, avokati mbrojtës i Majlinda Andreas u shpreh kundër vendimit të Gjykatës së Lartë. Sipas tij, gjykata u tregua e njëanshme, duke mos dëgjuar të pandehurit dhe palën mbrojtëse. Ai paralajmëroi dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

"Duhet respektuar si vendim, pasi ky është sistemi që kemi zgjedhur.

I gjithë procesi u bazua në interpretime të njëanshme të prokurorit. Sa i takon interpretimeve të të pandehurit dhe mbrojtjes, gjykata nuk i mori parasysh. Është një precedent i rrezikshëm pasi na kujtohen kohën e agjitacion propagandës. Ne do t'i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese pasi dënimi i dhënë është bërë pa prova. Janë shkelur të drejtat e njeriut", u shpreh Sollaku.