Report TV - Babi u vrau nënën e veten,fshati ndërton shtëpinë e 3 jetimëve

2017-07-09 5

Ngjarja tragjike e ndodhur disa vite me parë në familjen Myftari nga fshati Vlosht në Roskovec ku kryefamiljari Fatmir Myftari ka vrarë bashkëshorten e tij shtatzënë ka lënë jetimë 5 fëmijë. Ai u dënua me 25 vite burg, por më pas vari vetën.

Por pas kësaj ngjarje 5 fëmijët e kësaj familje jo vetëm që kanë mbetur pa prindër, por edhe pa shtëpi.

Xhaxhai që i kishte marrë nën kujdestari dhe i mbante në shtëpi, ka ndërruar jetë. Dy vajzat e mëdha të familjes janë martuar, ndërsa 3 fëmijët më të vegjël kanë mbetur në qiell të hapur.

Bashkia e Roskovecit i kishte futur në listën e të pastrehëve, por kohët e fundit ka filluar edhe ndërtimin e një strehe për këta 3 fëmijë. Banorët e fshatit janë solidarizuar duke ndihmuar në ndërtimin e shtëpisë për 3 fëmijët jetim, ku më i madhi i tyre është vetëm 18 vjeç.