Report TV - Vajza pre e ​‘Balenës Blu’ rrëfim ekskluziv: Pse s'ikja dot nga loja

2017-07-09 1

?Dëgjova lajmet dhe nga kureshtja hyra në internet dhe kërkova dhe gjeta lojën?.

Me këto fjalë e nis rrëfimin ekskluziv për Report Tv e Shqiptarja.com, 12-vjecarja Anika Ç.

Vajza shprehet se nuk po tërhiqej nga frika se Loja i thoshte se do i vinin disa njerëz dhe do e ekzekutonin në vend. Vajza thotë se ishin shokët e klasë që e shpëtuan nga tmerri i lojës vdekjeprurëse ?Balena Blu?. ?Ishte mistike, më mbante pas vetes, por ama e lashë dhe bëra mirë. Nuk i kthehem më, askush mos ta luajë, është e rrezikshme. Qëndrojini larg!?

Kur keni kontaktuar me administratorin e Balenës Blu?
Kam kontaktuar me të, po ajo tashmë është hesap i mbyllur dhe unë nuk kam ndërmend dhe dëshirë të vazhdoja më këtë lojë të rrezikshme.

Kur ka qenë kontakti juaj i parë me të?
Ka qenë para më tepër se një muaji dhe shkas u bë lajmet që ndiqja përmes internetit për Balenën Blu dhe instruksionet që jepeshin për ta shkarkuar përmes Play Store. Nisur nga kjo kureshtje, e kam zbritur në smartphone lojën në fjalë dhe kam filluar kontaktet me të. Pra ka qenë thjesht një kureshtje më shumë sesa dëshirë për tu bërë pjesë e saj.