Kreu i PDIU-SE Shpëtim Idrizi ka akzuar liderin e PD-së Lulzim Basha se në kohën kur ishte kryetar bashkie e pati kthyer këtë institucion në ndërmarrjen fitimprurerëse të kunatit të tij. Idrizi i kujtoi Bashës se përpara se të sulmojë kandidatët e PDIU të japë llogari për bëmat e kunatiti të tij.
"I përgjigjem nga këtu dikujt që e ka marrë peng një parti të madhe që shumica e kanë prit si partinë e madhe pluraliste.
Unë e Mesila kemi qenë një nga themeluesit e saj, por si është e mundur sot që kjo parti e madhe të jetë marrë peng nga kjo parti.
Ai nuk kërkon vota për partinë e vetë se ja kërkojnë nga ana tjetër. E di shumë mirë që e ka qejf ujin e detin e di se bashkinë e ktheu në ndërmarrjen e kunatit, po i kujtoj ku e ka premtimin që do jepte 100 milion lekë për varrezat e Kllogjrit?, tha Idrizi.