Ilir Meta ka ashpërsuar tonet në adresë të kryeministrit Rama, teksa e akuzoi nga Pogradeci se shiti tek të djathtët bashkinë e këtij qyteti si dhe atë të Lezhës.
?Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre të pabesëve që e shitën Pogradecin. Le ta dëgjojë Edi Rama që betohet për bashkimin e të majtës. Nuk ka turp më të madh për ty që e shite Bashkinë e Pogradecit si atë të Lezhës. I bëj thirrje të gjithë socialistëve të Pogradecit, që atë veprim të lig, imoral dhe të shëmtuar ndaj pogradecarëve, ta dënojnë me votë masive plebishitare.?
Aleatit të vjetëri kujtoi se është i vetmi përgjegjës për dështimin e qeverisjes, teksa e ftoi të heqë dorë nga presionet.
Pas zemëratës mes dy aleatëve Meta zbuloi edhe arsyen e vërtetë.
I bindur është se në 25 qershor shqiptarët do të ndëshkojnë me votë Ramën e Bashën.
Meta i ftoi shqiptarët që në 15 qershor të bashkohen në mitingun përmbyllës të LSI-së në kryeqytet./Tv Klan