Ora News – Meta: Rama nuk mbajti premtimin për ligjin e mbetjeve

2017-07-09 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-kryetari i LSI Ilir Meta gjatë një takimi me mbështetësit në Pogradec u është përgjigjur akuzave për mungesën e subvencioneve në bujqësi. Sipas tij ka qenë kryeministri që ka përcaktuar fondet. Teksa ndryshe nga sa premtoi Rama ktheu ligjin për mbetjeve.
Meta: LSI është kundër asaj që Shqipëria të kthehet në mbetje të rrezikshme të Italisë dhe Europës. Nuk do ta lemë mafien italiane dhe europiane të shkatërrojë Shqipërinë, sepse ne do zhvillojmë turizmin sot dhe brez pas brezi.
Nga ana tjetër Ilir Meta ka shprehur besimin se LSI do të fitojë 1 milion vota, duke ftuar socialistët dhe demokratët ta votojnë në 25 qershor.
Meta: Nisim marrshimin për të vajtur 1 milionë shqiptarë në 25 qershor në kutitë e votimit. Për dy njerëz, për dy fëmijë të llastuar që morën dy parti gati dhe i shkatërruan.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-rama-nuk-mbajti-premtimin-per-ligjin-e-mbetjeve/