Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rama u kërkoi një votë të plotë për PS qytetarëv të Vaut të Dejës për të ndërtuar një administratë shtetërore larg politikës dhe për të mos qenë të detyruar të ndajnë shtetin në copa.
Rama: Vij te porta tjetër që është porta e administratës që është një portë e mbyllur për qytetarët shqiptarë. Është një portë që hapet me lekë. Në Hipotekën e Shkodrës ju e dini vetë. Është bërë si me qenë konsullata Austro-Hungarese në Shkodër, me shku me marr vizë për në Austro-Hungari. Dua ta them qartë, kjo nuk është për ne çështje për lufte politike, nuk kemi luftë politike me asnjë ne. Kjo është një luftë për Shqipërinë që ne duam, për shtetin që ne duam të ndërtojmë. Këtu PS, që ta themi deri në fund, PS, PD nuk janë pa faj në këtë histori. Nuk është kjo thjesht se na dolën ca parti të vogla, por ama nëse duam ta zgjidhim këtë cështje e zgjidhim duke i dhënë një votë të plotë PS, që ne mos ulemi pas zgjedhjeve dhe të fillojmë të ndajmë shtetin në copa. Është një sistem që është ngritur mbi votat.
Rama premtoi rritjen ekonomike mbi 5% për të cilën do të luftojë njësoj si për vettingun.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-vote-te-plote-per-ps-per-te-mos-ndare-shtetin-ne-copa/