Balla – Metës: Mjaft me shantazhe “alla Gruevski”

2017-07-09 0

Partia Socialiste i është përgjigjur deklaratës paralajmëruese të presidentit të zgjedhur Ilir Meta se nuk do t?i dekretojë ministrat dhe kryeministrin nëse preket vota e shqiptarëve. Për Taulant Ballën, Meta duhet të kujtojë se u bë President me votat e Socialistëve ndaj duhet të ndalë kërcënimet ose të kthejë votat.

?Ilir, të kemi dhënë votën për t?u bërë president! Por edhe kjo që po bën si President i zgjedhur nuk shkon, sepse po teprohet. Je president i zgjedhur edhe me votat tona, ose na kthe votën dhe bëj çfarë të duash me ish-partinë apo partinë tënde! Jo vetëm s?mund të kërcënosh askënd, dhe ne socialistët jo e jo, po s?mundet as të na fusësh në një luftë politike demode për interesat e LSI. Ne të bëmë kryetar shteti, me besimin për të qenë figura mbi palët që i duhet vendit, jo për të të pasur si figurë përçarëse?.

Në një postim në rrjetet sociale Balla thotë se Partia Socialiste është në të drejtën e saj legjitime të kërkojë votën, për t?i dhënë fund parcelizimit të administratës shtetërore nga partitë duke shtuar se kjo do të bëhet duan apo s?duan partitë e vogla. Deputeti socialist thotë se deklarata e Metës është shantazh alla Gruevski.

? ...shantazhet alla Gruevski janë jo vetëm antidemokratike, por edhe të papranueshme për një President të zgjedhur të Shqipërisë. Ashtu siç janë të papranueshme edhe sharjet e akuzat lumë për Edi Ramën dhe për marrëveshjen që ai bëri me Lulzim Bashën në interes të Shqipërisë, të cilën edhe Presidenti i zgjedhur e përshëndeti. Po përveç se të papranueshme, për ju si President i zgjedhur edhe me votën e Edi Ramës, janë edhe qesharake për Ilir Metën! Sepse vetëm Ilir Metës, edhe si mik i Saliut, s?i takon të flasë për errësira dhe për transparencë. Boll më, se u trash fare kjo punë me çorodinë tuaj; dhe na lini ne të bëjmë fushatën tonë, edhe LSI fushatën e vet. Ne s?kemi asnjë dëshirë të merremi me ish-partinë apo partinë tuaj?.

Taulant Balla thotë se Partia Socialiste nuk ka asnjë interes dhe dëshirë të hyjë në një duel absurd ku kërkojnë ta fusin me zor. Sipas tij socialistët duan të bëjnë një fushatë për drejtesinë, ekonominë, punësimin dhe gjithçka u intereson njerëzve.

/Tv Klan