Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Përfaqësim më të madh në politikbërje, krijimin e një Ministrie posaçërisht për tregtinë dhe sipërmarrjen si edhe të drejtën për të propozuar 3 emra për Ministër të sektorit. Janë këto disa nga propozimet e radhës nga sektori i biznesit në një kohë kur partitë politike deklarojnë se e kanë hartuar tashmë programin e tyre ekonomik. Biznesi apelon për përmirësim të sistemit të taksave dhe strategji të qartë 10-15 vjeçare për zhvillimin ekonomik me sektorët prioritarë.
Pasi kanë kritikuar në çdo fushatë partitë politike se nuk i mer parasysh propozimet e tyre, biznesi pak ditë para zgjedhjeve vjen me një tjetër propozim.
Të kenë ata të drejtën e propozimit të tre emrave për postin e Ministrit të Tregtisë, propozime që do vijnë nga fusha e biznesit.
Nikolin Jaka: Akoma nuk kemi parë një shpalosje të qartë të programeve sidomos ekonomike nga formacionet politike. Shpresojmë që edhe këto dy javë që kanë mbetur të ketë një analizë dhe të fokusohemi tek sipërmarrja private.
Ines Mucostepa: Janë përfshirë disa prioritete për zhvillimin ekonomik që do ti paraqitet të gjitha forcave politike me qëllim që të merret në konsideratë dhe të përfshihet në programin e tyre elektoral në pjesën ekonomike.
Por kush janë propozimet kontrete të tyre për të cilat ata thonë se partitë politike mbyllin një sy dhe një vesh.
Dhe ajo që mungon është një strategji afatgjatë, identifikim të sektorëve prioritarë, ulje të taksave apo heqje të TVSH për energjinë për prodhuesit vendas ishin disa prej pikave të kësaj platforme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/biznesi-program-falas-per-partite-kerkon-te-propozoje-ministrin-e-tregtise/