Report TV - Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin për jetë për Arben Frrokun

2017-07-09 0

Pas dy viteve studim të dosjes, gjykata e lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e biznesmenit Arben Frroku duke lënë në fuqi dënimin me burg përjetë që rëndon ndaj tij për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj në 2013.

Vendimi për rrëzimin e rekursit të Frrokut është marrë më 8 qershor 2017 siç dhe shihni në këtë faksimile.Por si mbërriti në gjykatën e lartë dosja Frroku?

Më 3 Prill 2015 Gjykata e Shkallës së Parë pranë Krimeve të Rënda vendosi të shpallë të pafajshëm Arben Frroku dhe pse Prokuroria kërkoi dënimin me burg përjetë.

Pas këtij vendimi prokuroria depozitoi apel dhe kërkoi sërish dënimin e tij. Dy muaj më pas më 29 qershor 2015 Apeli i Krimeve vendosi të prishë pafajësinë duke vendosur dënim me burg përjetë.

Pas këtij dënimi Arben Frroku ishte larguar nga Shqipëria për t'u arrestuar shumë muaj më pas në Hollandë.

Me arrestimin e tij ministria e drejtësisë dërgoi letërporosi në Hollandë për ekstradimin e Frrokut për të cilin tashmë është shprehur dhe gjykata e cila ka lejuar ekstradimin drejt Shqipërisë.