http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga përurimi i Bulevardit të Ri të Tiranës, i cili përmban parkingun e dytë publik nëntokësor pas atij te sheshit ?Skënderbej?, Erion Veliaj inspektoi punimet e fundit.?Ftoj të gjithë qytetarët që në datën 20 qershor, ora 20:00, të jemi te Bulevardi i Ri për të bërë një hapje, njësoj siç festuam për Sheshin ?Skënderbej?. Ky ka qenë një vit fantastik për Tiranën dhe besoj se qytetarët me atë që kanë parë te sheshi ?Skënderbej?, Parku Olimpik, lodrat e Liqenit, Unaza e Vogël, e të gjitha investimet e tjera, si Pazari i Ri, janë të mendimit se ky ka qenë një vit i shkëlqyer për qytetin. I kemi të gjitha mundësitë që të vazhdojmë kështu edhe në dy vitet e ardhshme.?Veliaj theksoi se të tilla investime rrisin vlerën e pronës së qytetarëve dhe vlerësoi mbështetjen që i është dhënë nga qeveria për investime të rëndësishme në kryeqytet. Gjithashtu ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin fuqimisht Edi Ramën për një mandat të dytë, si një garanci për vijimin e investimeve në të gjithë Tiranën.?Nëse qytetarët duan që puna të vazhdojë, nëse duan që të shtojmë ritmin, nëse duan që të punojmë me të njëjtën cilësi, nëse duan që investimet të prekin gjithë Tiranën, na duhet një votë e fuqishme për Edi Ramën, për t?u siguruar që bashkia t?i ketë krahët e ngrohta dhe dyert e hapura për të vijuar ritmin e investimeve edhe në dy vitet e tjera. Mezi pres që qytetarët t?i japin një notë Bashkisë së Tiranës në datën 25 qershor për të gjitha këto investime dhe të vazhdojmë përpara për qytetin që duam, edhe për Shqipërinë që duam.?Projekti i Bulevardit Verior dhe Parkut Qendror të Tiranës do e transformojë të gjithë këtë zonë prej gjendjes së saj aktuale, si një hapësirë e lënë në harresë, në arterien kryesore të zhvillimit të qytetit për vitet në vijim.