Kur kanë mbetur vetëm shtatë ditë nga përurimi, segmenti i parë i Bulevardit të Ri të Tiranës është gati për t?u shfrytëzuar si nga kalimtarët, ashtu edhe për drejtuesit e automjeteve, të cilët do mund të parkojnë në parkingun e dytë publik nëntokësor pas atij te sheshi ?Skënderbej?.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Ervin Bushati dhe kandidatja Ogerta Manastirliu, inspektuan përgatitjet e fundit për ndërtimin e Bulevardit të Ri dhe parkingut nëntokësor, si një ndër projektet më të rëndësishme strategjike të Bashkisë së Tiranës, i cili do të ketë një impakt të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe komunitetin e biznesit.